“Dhuna policore ka kaluar çdo kufi”/ Deputetja Koçeku: Studentët sot janë shtypur në mënyrën më brutale!
Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit dhe pamjet e dhunës ndaj studentëve kanë nxitur edhe reagimin e ashpër të deputetes së pavarur, Marjana Koçeku.
Përmes një deklarate me tonë mjaft të ashpra, Koçeku ka dënuar ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga detyra të drejtuesve të dikasterit përkatës.
“Kjo dhunë policore ka kaluar çdo kufi. E dimë se një pjesë e radhëve të policisë janë kriminelë të rekrutuar, aq sa s’dallojmë më policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thyer edhe këmbën,” deklaroi deputetja.
Ajo u ndal veçanërisht te sjellja e forcave të rendit ndaj të rinjve, duke akuzuar drejtpërdrejt drejtuesit politikë për brutalitetin e ushtruar në shesh.
“Studentët, duke qenë pjesa më e brishtë e shoqërisë tonë, sot janë shtypur në mënyrën më brutale. Ministri Ervin Demo është vendosur në atë pozicion se është i vetmi që mundet me e marrë përsipër atë lloj brutaliteti që ka ndodhur sot. Duhet me ia kërkuar dorëheqjen qysh sot!” përfundoi Koçeku.
Reagimi i plotë:
Kjo dhunë policore ka kalu çdo kufi. E dimë se nji pjesë e radhëve të policisë janë kriminela të rekrutuem, aq sa s’dallojmë ma policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thy edhe kambën.
Studentët tu qenë pjesa ma e brishtë e shoqnisë tonë, sot janë shtypë në mënyrën ma brutale. Ministri Ervin Demo asht vendos në atë pozicion se asht i vetmi që mundet me e marrë përsipër at lloj brutaliteti që ka ndodhë sot.
Duhet me ia kërku dorëheqjen qysh sot!
Po ndodh...
ide
The electoral arithmetic of reform
Who is not blackmailable and who can we trust?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
