FOTO/ U paraqitën si policë, e ndaluan në autostradë dhe më pas e dhunuan, a pati ndihmë nga Policia e Shtetit për sulmin ndaj Eduard Kuçit?

2026-09-04 14:47:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mediat në Kosovë dhe ato në Shqipëri, më pas, kanë publikuar videon e plotë të dhunimit të këngëtarit dhe ish-banorit të "Big Brother", Eduard Kuçi. Një shtetas shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër, i cili është ndaluar në autostradën e Thumanës nga një grup i kryesuar nga këngëtari Jozefin Marku.

Bëhet fjalë për një video 2 minuta e 50 sekonda, e cila tregon të plotë momentin kur disa makina të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, ndalojnë në autostradën e Thumanës një veturë luksoze ku ndodhej Eduard Kuçi.

Video është regjistruar nga personat që kanë qenë nën shoqërinë e këngëtarit Jozefin Marku, të cilët janë përgatitur për ndalimin e Eduard Kuçit dhe më pas dhunimin e tij.

Një skenar që ia kalon edhe organizimit të Policisë së Shtetit, pasi siç kuptohet lehtësisht nga pamjet, disa fuoristrada Range Rover dhe Hyundai Tucson, si ato të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme i bllokojnë rrugën Eduard Kuçit, duke pretenduar se ishin punonjës të Policisë së Shtetit

Ata mbajnë në dorë tabela "STOP Policia" dhe maska, duke krijuar idenë se janë punonjës policie dhe pasi ndalojnë Eduard Kuçin, zbresin të gjithë nga makinat dhe me në krye këngëtarin Jozefin Marku, nisin ta qëllojnë me grushte, shkelma e shpulla.

Shkak për këtë ngjarje është bërë një video e hershme e Eduard Kuçit, duke sharë në rrjetet sociale Jozefin Markun.

Pavarësisht se ngjarja ka pushtuar mediat në Kosovë dhe Shqipëri prej tre ditësh, dhe mendohet se ka ndodhur fundjavën e kaluar në autostradën e Thumanës, nga Policia e Shtetit nuk ka asnjë reagim. Personat e përfshirë janë lehtësisht të verfikueshëm, dhe targat e automjeteve, po ashtu.

Ndërkohë, në Kosovë familjarët e Eduard Kuçit kanë paralajmëruar për hakmarrje ndaj personave të përfshirë në ndalimin dhe dhunimin e tij në autostradën e Thumanës.

 

Po ndodh...

ide