Gërmimet për varreza masive në Zubin Potok, reagon për herë të parë Vuçiç: Po ushtrohet terror ndaj serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka cilësuar si "terror" veprimet e institucioneve të Kosovës sa herë që janë zhvilluar hetime apo arrestime të të dyshuarve për krime lufte.
Rrjedhimisht njëjtë reagoi edhe ndaj aksioneve të fundit në veri të vendit, ku po dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok.
Gjatë një vizite në Republikën Srpska, Vuçiç komentoi arrestimet e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës, të arrestuar së fundmi lidhur me dyshimet për zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica më 1999.
Siç edhe bën zakonisht, ai pretendoi sërish se autoritetet në Prishtinë “ushtrojnë presion” ndaj komunitetit serb.
"Serbët janë këtu, të fuqishëm, sikurse edhe serbët në Kosovë, të cilët edhe sot po i kundërvihen terrorit të tmerrshëm dhe çdo ditë po shpikin diçka kundër tyre... Askush nuk flet për vuajtjet e të krishterëve ortodoksë... Por askujt që po e terrorizon popullin tonë në Kosovë nuk i ka ecur dita deri në agim", pretendoi Vuçiç sipas Danas.
Deklarata me përmbajtje dezinformuese ditëve të fundit kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë, duke vënë në pah një mobilizim të Serbisë në narrativat kundër Kosovës.
Ishte ministrja serbe, Snezhana Paunoviq që madje përmendi edhe “spastrimin etnik të Kosovës”, duke thënë se do ta bënte një gjë të tillë në kohën e Millosheviqit, më 1998.
Ndryshe, fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet, pas dyshimeve për ekzistencën e një varreze masive nga periudha e luftës, e ku janë gjetur mbetje mortore të njeriut dhe veshmbathje. Lokacionin e kanë vizituar ditëve të fundit krerët shtetërorë në detyrë Albulena Haxhiu e Albin Kurti, ministri për Familje, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.
Ndërkaq dje - 2 gusht, një varrezë është zbuluar në Jabukë të Zubin Potokut.
Nga institucionet e Kosovës është përsëritur thirrja që Serbia të hapë arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore, veçanërisht dokumentacionin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, brigadë kjo që këtë fundjavë u nderua në Serbi.
Po ndodh...
Berisha is aging "when he wants to", but the DP is giving up!
ide
Kryeministri po flet me veten
Protest as the new source of political legitimacy
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128