Parashikimi i motit/ Temperatura të larta dhe rrezik për zjarre në disa zona të vendit

2026-08-03 07:58:23 / JETË ALFA PRESS
Parashikimi i motit/ Temperatura të larta dhe rrezik për zjarre

Rreziku për zjarre në vend mbetet i lartë edhe gjatë ditës së hënë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.
Sipas parashikimeve, niveli i rrezikut “i lartë” pritet në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë parashikohet një nivel rreziku “i moderuar”.
Për sa i përket motit, gjatë ditës së hënë nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë territorin.
Temperaturat e parashikuara janë:
Në bregdet: 22°C – 32°C
Në zonat e ulëta: 19°C – 36°C
Në zonat malore: 14°C – 32°C
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Kombinimi i temperaturave të larta, erës dhe mungesës së reshjeve rrit ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë vatra zjarri.

Po ndodh...

ide

top