Këlliçi nxjerr videon me Olsi Ramën dhe Gert Hakën: Lëvizin me një makinë! SPAK të përgjigjet

2026-08-03 13:26:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Këlliçi nxjerr videon me Olsi Ramën dhe Gert Hakën:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke publikuar një video, ku sipas tij vëllai i kryeministrit dhe shtetasi Gert Haka janë parë duke lëvizur në kryeqytet në një makinë.

Sipas tij një shtetasi venezuelian që në vjeshtën e vitit 2025 mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, është thjesht “prestanome” i Ramës dhe Hakës.

Këlliçi shpalosi disa pyetje në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se në pronësi të kujt është automjeti në video, përse e ka ndryshuar targën dhe çfarë e lidh Olsi Ramën me këtë kompani.

Postimi në rrjetet sociale

“Në vjeshtën e vitit 2025, atëherë kur venezuelani anonim mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, Ols Rama dhe shtetasi Gert Haka shiheshin duke lëvizur nëpër Tiranë me këtë makinë.
Venezueliani çudibërës sigurisht nuk është i panjohur për Olsin dhe Gertin; është thjeshtë prestanome i tyre.
Sot sërish kam tre pyetje publike për SPAK:
1. Në pronësi të kujt kompanie është ky automjet?
2. Përse e ka ndryshuar targën?
3. Çfarë e lidh Ols Ramën me këtë kompani?”, shkroi ai.

 

Po ndodh...

ide

top

11:18 EKONOMI&SOCIALE

10:45 BOTA

10:22 AKTUALITET