GJKKO konstaton shkeljen e parë në transferimin e Erion Veliajt

2026-11-03 15:59:00 / POLITIKË ALFA PRESS

GJKKO konstaton shkeljen e parë në transferimin e Erion Veliajt

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstatoi sot se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkelur detyrimin ligjor për të njoftuar gjykatën mbi transferimin e Erion Veliajt.

Ky është konstatimi i parë gjyqësor i një shkeljeje në procedurën e transferimit, të cilin Veliaj e ka cilësuar publikisht si një “rrëmbim”.

Konstatimi i sotëm nuk e shteron çështjen e ligjshmërisë së transferimit. 

Përkundrazi, ai shton nevojën për të sqaruar mbi çfarë baze ligjore, me urdhër të kujt dhe për cilat arsye është vendosur dhe ekzekutuar transferimi.

Ligjshmëria e veprimeve të administratës penitenciare nuk mund të jetë çështje diskrecioni të pakontrolluar.

Po ndodh...