Kërcënimet e Ramës ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Po vlerësojmë kallëzimin penal!

2026-11-03 12:01:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërcënimet e Ramës ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Po

Avokati i Erion Veliajt ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për kërcënime nga kryeministri Edi Rama ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Ai theksoi se një vendim i tillë kërkon edhe konfirmimin e klientit, ndërsa bëri me dije se për çështjen janë informuar edhe avokatët e huaj.

Ai sqaroi gjithashtu se nuk ka marrë pjesë në protesta, duke theksuar se është pjesë e Partisë Socialiste dhe se ka mënyra të ndryshme për të reflektuar mbi zhvillimet dhe protestat.

Në deklaratën e tij, avokati u ndal edhe te raporti politik me kryeministrin, duke theksuar se, në rast se interesat politike të tij dhe të PS do të përplaseshin me interesat ligjore të Veliajt, ai do të zgjidhte të mbronte këtë të fundit.

“Jemi duke e vlerësuar kallëzimin penal duhet të më mirëkuptoni edhe vështirësinë me Veliajn, janë cështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin e klientit. Janë bërë me dije edhe avokatët e huaj dhe po e vlerësojmë.

Nuk kam marrë pjesë në protesta. Unë jam pjesë e PS, ka mënyra të ndryshme për të reflektuar mbi protestat. Veliaj nuk ka mundësi objektive që të bëjë nga këto akuza. Ai i ka bërë ftesë publike Ramës, nxirrni provat.

Ashtu sic ja kam thënë kryeministrit, nëse përplas interesat e mia si një prej drejtuesve politike të qarkut të Tiranë, të PS apo interesave politike të kryeministrit me interesat ligjore të  zotit Veliaj unë do mbroj interesat ligjore si person që ka nevojë për mbrojtje ligjore. Kjo mund të më kushtojë, por është me rëndësishme të mbrohen të drejtat e njeriut, sepse kështu bëjmë politikë me të mirë.

Nëse ndodh një gjë e tillë unë do jem në krah të Veliajt, unë këtë ja kam thënë Edi Ramës që para 20 ditësh. Kishte një komunikim mes meje dhe kryeministrit. Në momentin e duhur do bëj edhe detajet. – tha ai.

Po ndodh...