
Profil/ Orjola Pampuri, modeli i qytetarisë në një mjedis politik që thuajse asgjë qytetare nuk ka më!

Shpesh e kemi trajtuar politikën shqiptare si një mjedis që ndodhet në krizë me motivimin se mungojnë modelet.
Në fakt në pamje të parë mund të duket kështu, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Politika shqiptare duket se ka promovuar ata që protagonizmin e marrin për shkak të sjelljesh të dhunshme, të komunikimit verbal të dhunshëm dhe kjo shpesh ka ardhur nga persona që nuk kanë cilësi të larta profesionale e modele të mira individuale dhe për tu promovuar e mbijetuar kanë zgjedhur servilizmin ndaj liderit me shembuj të devotshmërisë ekstreme deri në flijime të tepruara.
Për këtë arsye politika shqiptare në optikën e shumicës së qytetarëve, ndoshta më të drejtë mund të konsiderohet një mjedis që provon dhe stimulon dhunën për të arritur apo mbajtur suksesin e karrierës.
Përtej këtij modeli, sigurisht që ka edhe modele të tjera që promovohen më pak, por mbartin vlera të theksuara profesionale e qyteare.
Orjola Pampuri, është modeli i qytetarisë në Tiranë që rrjedhë nga një familje e respektuar me origjinë nga Dibra nga babai dhe nga nëna nga Kosova!
Pra, Orjola përfaqëson, le të themi, thuajse krejt shqiptarinë.
Orjola është një psikologe e mirënjohur dhe mbanë edhe titullin doktorë shkencash.
Orjola nuk e ka konsideruar foltoren e Kuvendit si mundesi per sulme denigruese ndaj të tjerëve, as për të marrë pjesë në garën se kush e ngre zërin më lart dhe kush ulërin më shumë.
Orjola në diskutimet e saj nga foltorja e Kuvendit ka treguar qytetari duke ngritur zërin për çështje reale që kanë të bëjnë me sistemin e shëndetësisë, çështje sociale, por me zë të ulët, kumbues, të qartë dhe gjithmonë të shoqëruar me një buzëqeshje njerëzore që tregon çiltërsinë e një intelektuali.
Të gjithë ata që e kanë takuar Orjolen kanë njohur një vajzë të buzëqeshur, të çiltër, që flet krejt qytetari.
Ata që njohin Orjolen e dinë se ajo bën pjesë tek brezi i ri në moshë e mbi të gjitha tek modeli i ri i politikanit për të cilin ka shumë nevoja Shqipëria që angazhimin politik e konsiderojnë si një mundësinë për të dhënë më të mirën nga vetja për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpesh ankohemi se politika shqiptare s'ka modele ose, shpesh e padrejtësisht kemi një tendencë që të gjithë politikanët t'i fusim në një thesë, sikur nuk kemi me durim që të bëjmë paraprakisht një përzgjedhje të kujdesshme.
Në fakt politika shqiptare e sidomos në Tiranë ka edhe modele mjaft premtuese e një ndër ata është Orjola e cila, jo vetëm, do të nderonte Tiranën me rizgjedhjen e saj në Kuvend, por në një të ardhme jo shumë të largët, do të ishte një ofertë shumë e mirë edhe si përfaqësuese e lart e pushtetit vendor në Bashkinë e Tiranës.
Orjola duhet të vlerësohet nga votuesit në këto zgjedhje për koherencën e saj, për qytetarin e saj, për angazhimin e saj të vazhdueshëm në Kuvend dhe në Komisionet parlamentare e mbi të gjitha për fakt se me profesionalizimin e saj prej vitesh tashmë ka qenë pranë njerëzve që kanë pasur nevojë për ndihmën e një psikologeje.
Orjola është fytyra e brezit të ri që e kërkojmë kaq shumë në politikë, që e kemi me pakicë duke numëruar me gishtat e njerëz dorë.
Orjola është kandidate në këto zgjedhje në Tiranë, zgjedhja e saj do të ishte një përfaqësim serioz e dinjitoz në interes të qytetarëve të Tiranës.

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128