Byreçka role me lakër, Spring rolls

2025-04-07 08:22:53 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byreçka role me lakër, Spring rolls

Përbërësit:

200 gr lakër
1 karrotë
1 spec i kuq
2 qepë të njoma
1 lugë gjelle salcë soje
1 lugë çaji xhenxhefil
1 thelpi hudhër
8-10 petë për spring rolls
Kripë dhe piper sipas shijes
Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj, skuqim hudhrën dhe xhenxhefilin për disa sekonda. Shtojmë karrotën e prerë hollë në shirita, specin dhe lakrën e grirë imët. I gatuajmë për 3-4 minuta derisa të zbuten pak. Shtojmë qepët e njoma, salcën e sojës, vajin e susamit, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe e lëmë masën të ftohet. Më pas marrim një petë për spring rolls, vendosim pak nga mbushja në cep dhe e mbështjellim duke mbyllur anët. Lyejmë skajin me pak ujë që të ngjitet dhe kështu veprojmë me të gjithë petët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë ose mund t'i pjekim në furrë në 180°C për 15-20 minuta.