"Kam 13 orë që pres justifikimin e Erion Braçes", gazetarja gozhdon politikanin e PS: Sa pak burrëri! Sa pak këllqe nga një njeri me 30 e kusur vite si deputet

2026-10-09 18:10:00 / POLITIKË ALFA PRESS
"Kam 13 orë që pres justifikimin e Erion Braçes",

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Beti Njuma, ka bërë një reagim të fortë për votimin e propozimit socialist për Reformën Administrativo-Territoriale, dhe votën e deputetit Erion Braçe. Ky i fundit gjatë ditës kishte paralajmëruar se do votonte kundër, ndërsa pas mesnate, pasi kishte votuar kundër, tha se patjetër që do e jepte sot një shpjegim.

"Kam 13 orë që pres të dëgjoj justifikimin e Erion Braçes për votën pro reformës territoriale. Hiçgjë ende. Erioni po mendohet. Akoma! Dhe do të mendohet gjatë se si e lëpiu atë që pështyu me neveri, kur kundërshtonte siç do të bënte çdo njeri me integritet", shkruan ajo.

Beti Njuma thotë se Erion Braçe nuk kishte çfarë të humbte pas presionit të kryeministrit Edi Rama, por përkundrazi, do të dilte i fituar para njerëzve që e kanë votuar, para atyre që i kanë besuar dhe para atyre që nisën ta simpatizonin pikërisht për kundërshtimin e një reforme asgjësuese.

"Çfarë ndryshoi? Presioni, shantazhi, apo “dashuria” për partinë doli më e fortë se bindjet? Po ç’do humbiste Braçja nëse përjashtohej? Asgjë! Veç i fituar do të dilte: para njerëzve që e kanë votuar, para atyre që i kanë besuar dhe para atyre që nisën ta simpatizonin pikërisht për kundërshtimin e një reforme asgjësuese.

Sa pak burrëri! Sa pak këllqe nga një njeri me 30 e kusur vite si deputet! Çfarë hendeku mes asaj që mendon dhe thotë dhe asaj që bën. Erion Braçe kishte shansin të hynte në histori për qëndresën e tij, ashtu si Mariana Koçeku. Mjerisht, zgjodhi rreshtimin. Do të mbahet mend vetëm si një koleg i Zeqinesë, e cila të paktën është më e sinqertë në puthadoren e saj!

Fundja asgjë e re nga fronti i socialistëve të Ramës (se atë të Nanos e ka harruar Erioni). Nënshtrimi i kafshës ndaj të zotit është total dhe ka shkërmoqur çdo ndërgjegje njerëzore apo politike. Ndaj me vjen ta mbyll me një shprehje të Fatos Nanos: Ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe", përmbyll Beti Njuma.

Po ndodh...