Ky është ushtaraku që u vra sot nga shoku në Korçë, me autorin ishin rritur bashkë (DETAJE)

2026-08-08 17:45:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ky është ushtaraku që u vra sot nga shoku në

Ky është Joan Zuko, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 në Korçë. I riu i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej dy vitesh, u qëllua me armë zjarri në rrethana që tashmë janë nën hetim.

Sipas informacioneve paraprake, Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të futej në një pallat, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.

20-vjeçari, i cili nuk ishte banor i zonës, dyshohet se ka tentuar të fshihet në hyrjen e një pallati. Por autori ka arritur ta gjejë dhe, sipas të dhënave paraprake, e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet me kallashnikov.

Pas ngjarjes, Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sakaq për mediat është bërë me dije se autori edhe viktima ishin shokë dhe ishin rritur të dy bashkë.

Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe zonat përreth, me qëllim parandalimin e largimit të të dyshuarit.

 

Po ndodh...