LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete
Kosova është ende në krizë politike dhe institucionale, ndërsa në horizont nuk po shfaqet ende një zgjidhje. Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, bëri të ditur ofertën për Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që zgjedhjet e reja të shmangen.
Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK, shprehet: “Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t'i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet.”
Bajrami konfirmoi se nuk do e pranonin pozitën e kryeministrit nëse do t'jua ofrojë Kurti, ndërsa mohoi se ka informacione nëse do të ketë edhe sot takim mes tyre dhe liderit të Vetëvendosjes. Ndërsa sa i përket emrit për president të propozuar nga ky subjekt politik, Bajrami u shpreh se kryetari i partisë do të kthehet në grupin parlamentar dhe të shohë se kush nga kandidatët mund t’i marrë votat e mjaftueshme. Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u tregua i ashpër ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurti duke e akuzuar se po kërkon t’i zotërojë të gjitha pushtetet.
Ish-kryetari i AAK-së Ramush Hardinaj thotë: “Kurti po i kërkon të gjitha situatat ose pozitat ose institucionet vendimmarrëse për vete dhe në njëfarë mënyre po synon me e poshtruar opozitën duke i ofruar vetëm përfitime të pushtetit, pra vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Kjo nuk është ashtu siç ka vendosur qytetari, kjo logjikë. Pra është logjikë e regjimit. E këtë udhëheqësit e regjimeve totalitare të frikësohen nga bashkëvendimmarrja ose nga ndarja e vendimmarrjes.”
Haradinaj bëri me dije se partia e tij nuk do të votojë një kandidat për president nga LDK nëse në të përfshihen pazare për pjesëmarrje në qeveri. Ndërkohë, kryetari i partisë dhe deputeti “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, tha se nuk ka zhvilluar ende një takim me Kurtin. Ai deklaroi se pas konstituimit të kësaj legjislature nuk pret që të ketë një votim për qeverinë e re gjatë të enjtes.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128