“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

2026-10-26 13:30:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar atë që ndodhi në Serbi me zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura ditën e djeshme, zgjedhje që i dhanë fund pushtetit të Aleksandër Vuçiçit duke sjellë në pushtet Lëvizjen studentore.

Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 ai bëri një paralelizëm me situatën ku ndodhet sot vendi ynë, ndërsa shtoi se tashmë në rajon i vetmi vend që ka në krye një autokrat është Shqipëria.

“Vuçiç ishte autokrat para lëvizjes studentore. Ka ngjashmëri si dy pika uji me Shqipërinë. Kishte një opozitë të përçarë e që refuzonin të reformoheshin pavarësisht vjetërimit, si dhe kishte në dorë drejtësinë.

Tanimë Shqipëria është i vetmi vend që ka autokrat Ramës i janë prerë krahët, nuk ka më asnjë aleat në rajon. Nuk ka më jetë të gjatë Rama dhe Berisha, kush ka ambicie duhet të kapë trenin”, tha ai.

Salianji foli edhe në lidhje me PD dhe opozitën, ku tha se në rast se kjo parti nuk hapet pas largimit të Berishës, një kusht i domosdoshëm sipas tij, atëherë PD do të pësojë atë që ndodhi dje me opozitën serbe, ku mori 0 mandate në zgjedhje.

“Berisha ka në pushtet ka 36 vite, më shumë se çdokush tjetër. Ajo që ndodhi në Serbi është që Lista Studentore jo vetëm që mundi Vuçiçin, por fshiu nga harta opozitën e vjetër. Berisha I Serbisë kishte mbi 60 mandate, pas ditës së djeshme mori 0 deputetë.

Për të gjithë demokratët, jam takuar me ta, ka një rrugë shprese, nëse largohet Berisha, Rama bie më shpejt dhe PD duhet të hapet për t’u drejtuar nga të rinjtë. Nëse Berisha vijon të rezistojë në krye të opozitës, më vjen keq ta them,. Por PD do të dalë nga harta e historisë”, tha ajo.

Po ndodh...