Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim
2026-11-12 21:00:00 / AKTUALITET
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës.
Aksioni policor është përqendruar në lagjen Çole, në zonën e Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë, ku efektivët kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në ambiente të ndryshme, ndërsa në fokus të operacionit është verifikimi i personave të shpallur në kërkim, evidentimi i armëmbajtjes pa leje dhe identifikimi i personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Aksioni vjen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në qytetin bregdetar.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
Nga Indrit Gjyzeli
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Nga Edison Lika
Why has Rama lost power?
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

