Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore

2026-11-12 23:10:00 / SPORT ALFA PRESS

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.

Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë, me Franco Fodan që është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

Ndërkohë, fatkeqësisht ka munguar anësori i Amedsporit Ermal Krasniqi, i cili ka ndjerë shqetësime muskulore.

“Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.

Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, raporton FFK.

Sfida mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë.

Po ndodh...