Të shtënat me armë zjarri në Uashington! Autori qëlloi drejt policisë, vritet nga autoritetet
I dyshuari për të shtënat me armë zjarri të regjistruara sot në Uashington DC ka humbur jetën, raportojnë mediat amerikane, duke iu referuar burimeve nga organet federale të zbatimit të ligjit.
Sipas NBC News, i dyshuari ishte izoluar brenda një ndërtese nga policia, pasi dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri dhe kishte mbetur i plagosur. Shefi i policisë, Jeffery W. Carroll, bëri të ditur se plaga e tij dyshohet të jetë vetëshkaktuar.
Carroll deklaroi se negociatorët e policisë kishin komunikuar me të dyshuarin përmes telefonit, por gjatë bisedës kishin dëgjuar një të shtënë me armë zjarri. Pas këtij momenti, ai kishte ndërprerë komunikimin me efektivët.
Sipas shefit të policisë, i dyshuari qëlloi të paktën dy herë përmes derës në drejtim të oficerëve, ndërsa ndodhej i bllokuar brenda ndërtesës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse në sulm janë përdorur armë të tjera përveç pistoletës që dyshohet se kishte i dyshuari.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Why has Rama lost power?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

