“Air Albania” shpërthen në festë, Shqipëria mposht Finlandën 2-0
Protagonistët e mbrëmjes ishin Ernest Muçi dhe Rey Manaj, të cilët me golat e tyre vulosën suksesin e kuqezinjve. Spektakli nisi në minutën e 35-të, kur Muçi realizoi një gol të jashtëzakonshëm me të jashtmen, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur stadiumin.
Përpara golit, Shqipëria kishte marrë iniciativën e lojës dhe kishte provuar disa herë të rrezikonte portën kundërshtare. Laçi, Asllani dhe vetë Muçi kërkuan hapësira, ndërsa Finlanda u përpoq të përgjigjej përmes goditjeve standarde.
Në njërën prej tyre, në minutën e 42-të, Etrit Berisha u shfaq vendimtar, duke realizuar një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes me kokë të Tenho.
Me rikthimin nga pushimi, Shqipëria nuk humbi kohë për të goditur sërish. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj dërgoi një krosim të saktë nga krahu i djathtë dhe Rey Manaj u ngrit mbi mbrojtësit finlandezë, duke e dërguar topin me kokë në rrjetë për rezultatin 2-0.
Finlanda e pati edhe më të vështirë misionin në minutën e 67-të, kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Muçit, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Në vazhdim, kuqezinjtë administruan avantazhin dhe kërkuan edhe golin e tretë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim.
Me këtë triumf, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjesh dhe forcon pozitat në krye të Grupit C1. Tashmë, sfida e radhës ndaj Bjellorusisë në transfertë, në Hungari, mund të jetë vendimtare për fatin e grupit.
Një barazim do t’u mjaftonte kuqezinjve për të siguruar objektivin dhe për të prerë biletën drejt Ligës B, në një tjetër sukses të rëndësishëm për futbollin shqiptar.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Why has Rama lost power?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

