Trump sfidon Iranin: Nuk kemi më nevojë për marrëveshje, kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke pretenduar se Uashingtoni ka siguruar një ndikim të konsiderueshëm mbi Teheranin dhe kontrollin e Ngushticës strategjike të Hormuzit.
“Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato kohë kanë kaluar prej kohësh”, shkroi Trump të enjten në platformën e tij Truth Social.
Më tej, presidenti amerikan pretendoi se SHBA-të kanë në dispozicion asetet financiare të Iranit, që sipas tij kapin vlerën e qindra miliardë dollarëve, si dhe kontrollin e rrugës ujore me rëndësi strategjike.
“Ne i kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe e kemi nën kontroll Ngushticën e tyre!”, deklaroi Trump.
Ngushtica e Hormuzit është një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit. Çdo përshkallëzim i tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit në këtë zonë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe sigurinë rajonale.
Në të njëjtin postim, Trump u ndal edhe te situata e brendshme në SHBA, duke bërë akuza për korrupsion dhe abuzime financiare në shtetet dhe qytetet e drejtuara nga demokratët.
Ai bëri të ditur se kishte udhëzuar zëvendëspresidentin JD Vance që t’i kushtonte vëmendje të plotë asaj që e cilësoi si “korrupsion dhe krim masiv”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Minesotën, Kaliforninë dhe Ilinoisin.
Sipas Trump, çdo muaj në këto shtete vidhen miliarda dollarë, ndërsa pretendoi se buxheti amerikan mund të balancohej shpejt nëse do të ndalej ky aktivitet i paligjshëm.
Në një tjetër reagim në Truth Social, presidenti amerikan përsëriti akuzat ndaj shteteve të drejtuara nga demokratët, duke u bërë thirrje që hetimet për korrupsion të nisin pikërisht në këto territore.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Why has Rama lost power?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

