Alarm për motin e keq! Reshjet e dendura të shiut do të “pushtojnë” vendin, 6 qarqe në rrezik

2026-11-12 22:36:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Alarm për motin e keq! Reshjet e dendura të shiut do të

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites së kësaj të enjteje dhe ditës së nesërme.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme dhe në vijim, reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Ndërkohë, për ditën e nesërme, reshjet intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

AKMC bën me dije se si pasojë e reshjeve mund të krijohen grumbullime të përkohshme të ujit në disa zona urbane. Gjithashtu, në zonat malore ekziston rreziku i vërshimit të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Po ashtu, Agjencia u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme zonat me risk dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje në rast emergjence.

Po ndodh...