7,6 milionë klientë të prekur nga sulmi kibernetik ndaj bankës shtetërore në Brazil

Një sulm kibernetik nga një grup hakerash ndaj bankës shtetërore braziliane Caixa Econômica Federal ka shkaktuar rrjedhjen e të dhënave të rreth 8 milionë klientëve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë institucioni bankar në një komunikatë, ku saktësohet se shkelja, e cila ka komprometuar informacionet private të 7,6 milionë klientëve, ka ndodhur të premten e kaluar, ndërsa aktualisht Policia Federale nuk i ka identifikuar ende përgjegjësit.
Sabotimi kibernetik, raportohet se ka prekur në masë më të madhe klientët më të moshuar, pasi ka pasur në shënjestër bazën e të dhënave të 'Caixa Vida e Previdência', një degë e grupit Caixa Econômica e dedikuar pikërisht për sigurimet shoqërore.
Hakerat kanë publikuar numrat e llogarive, dokumentet e identitetit, adresat e e-mail-it, numrat e telefonit dhe moshën e viktimave, ndërsa fondet e institucionit nuk janë prekur. /OraNews
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
"RNB-BNB", as a call to end the transition!
Why has Rama lost power?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

