FLASH NEWS

Elvin Bregu prezanton programin ekonomik të Demokratëve Euroatlantik: Shqipëria meriton më shumë

2025-04-14 11:50:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Elvin Bregu prezanton programin ekonomik të Demokratëve Euroatlantik:

Në një postim, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Elvin Bregu, ka shpërndarë një video dhe status në rrjetet sociale ku prezanton thelbin e programit ekonomik të forcës politike që përfaqëson.

Në një kohë kur raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në Europë dhe rajon, Bregu thekson se mirëqenia e qytetarëve është prioritet absolut.

Postimi:

Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria renditet e para për nivelin më të lartë të varfërisë në rajon dhe Europë. Prandaj për ne, mirëqenia e qytetarëve është thelbi i #Programit tonë ekonomik, nëpërmjet të cilit synojmë:
Fuqizimin shtresën e mesme, duke krijuar një mjedis të favorëshëm për zhvillimin e sipërmarrjes dhe rritjes së punësimit;
Të vendosim taksën e sheshtë 9% për të siguruar një sistem më të thjeshtë, më të drejtë dhe me transparent për të gjithë tatimpaguesit;
Të kemi tatim mbi të ardhurat personale 9%, duke ulur barrën fiskale për qytetarët dhe duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare;
Të kemi 9% edhe tatimin për biznesin, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase;
Te eliminoje privilegje fiskale per investime strategjike, duke krijuar një terren të barrabartë për të gjithë investitorët dhe duke rritur konkurrencën e ndërshme në treg.
Ju meritoni më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.
#Voto_4
#KoalicioninEuroatlantik
#ElvinBregu

Happening now...

ideas