“Ish-zyrtarët s’lejohen të drejtojnë kompani private që…”/ Presidenti Begaj dekreton ligjin “Për konfliktin e interesit”, kontroll edhe për familjarët
2026-02-25 20:33:58 / POLITIKË

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”.
Në ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre.
Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.
Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë.
Ish-zyrtarët ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128