“Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha”, kreu i PD reagon pas deklaratave të raportuesit të PE: Nuk kërkuan standard kushtetues

2026-01-30 14:13:27 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mos më pyesni për gjithçka që thotë

Në konferencës për shtyp Sali Berisha tha se raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder, është i nderuar për rolin që ka, por shtoi se shqiptarët prisnin prej tij kërkesën për të mbrojtur standardin europian, duke iu referuar këtu kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Schieder është një parlamentar europian, dhe në këtë kontekst është një zotëri i nderuar dhe i respektuar. Shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por nga Brukseli, kërkesën për të mbrojtur standardin europian, i cili edhe 12 vite më parë në këtë vend detyronte ministrat dhe zv. kryeministër që kërkohej nga prokuroria imuniteti, të dorëzonin imunitetit para se të votonte Parlamenti”, tha Berisha.

Më tej kreu i demokratëve tha se “Schieder dhe Gonzato për fat të keq, madje Gonzato pak më thellë se zoti Schieder, nuk e kërkuan këtë”.

Por heqja dorë nga imuniteti kur kërkon drejtësia ndjekjen penale, është standard kushtetues, si në Austri edhe në Shqipëri, por është para së gjithash një standard moral shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.

Ndërkohë më herët Schieder gjatë një konference për shtyp, kur u pyet për akuzat e Berishës për AKSHI-n në Bruksel, tha: Mos më bëni pyetje për gjithçka thotë Berisha dhe mos më shtyni të komentoj çdo gjë që thotë ai.

 

Happening now...

ideas