Denoncimet e kreut të PD/ Raportuesi i PE për Shqipërinë: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha, ndryshe dal nga roli im institucional

30 Janar 2026, 10:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimet e kreut të PD/ Raportuesi i PE për Shqipërinë:

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës për korrupsion.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.

“Mos më bëni pyetje për gjithçka thotë Berisha dhe mos më shtyni të komentoj çdo gjë që thotë ai.”, u përgjigj raportuesi i PE për vendin tonë.

Referuar nje dosje të SPAK për AKSHI-n, Berisha ka denoncuar se ky grup i struktura kriminal ka eksportuar te vendet armike të NATO informacione të NATOs që i disponon edhe Shqipëria, a është parë si shqetësim nga BE ky denoncim?

Schieder: Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe që unë të bëj komente për gjithçka që thotë ai, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.



Po ndodh...

ide