FLASH NEWS

Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit që votojnë në qarqet Dibër dhe Berat

2025-04-14 10:40:56 / POLITIKË ALFA PRESS
Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët

Ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar në qarqet Dibër dhe Berat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Operatori i shërbimit postar do të vijojë çdo mëngjes me dërgimin e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera të nevojshme, në përputhje me ritmin e përgatitjes së tyre nga administrata zgjedhore

Dërgesat do të kryhen në mënyrë të përditshme, për të garantuar që çdo qytetar me të drejtë vote jashtë vendit të ketë mundësinë të marrë pjesë në zgjedhje./BW

Happening now...