Rama turns his back on the US? He takes out the photo before the meeting with Meloni: By repeating the lessons, Italy's sister does not forgive you...

2026-04-16 14:58:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama turns his back on the US? He takes out the photo before the meeting with

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali, ku pritet të zhvillojë një takim me homologen italiane Giorgia Meloni.

Para takimit me kryeministren Meloni, Rama postoi një foto në rrjetet sociale ku shkruan: Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt

Sot në orën 15.00 kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim në Romë me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ky takim dhe kjo vizitë e kryeministrit në Romë vjen pas mbledhjes se dy qeverive të mbajtur në Itali nëntorin e shkuar, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Më pas Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës ku do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.
Në fokus të tij do të jenë tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”. Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Happening now...

ideas