EMRAT/ Aksioni ndaj rrjetit të “call center”-ave në Tiranë, Gjykata komunikon masat e sigurisë për disa të ndaluar
Në kuadër të operacionit të fundit kundër një rrjeti call center-ash mashtrues në Tiranë, Gjykata ka komunikuar masat e sigurisë për një sërë të dyshuarish të përfshirë në skemë.
Sipas vendimit, për disa prej tyre është caktuar masa “arrest me burg”. Konkretisht, masat janë dhënë për Eduart Dalla, Tedi Agastra, Mateo Hoxha, Xhoel Mekolli dhe Ledio Toçi.
Ndërkohë, për Aida Voklin, bashkëshorten e Ledio Toçit, gjykata ka caktuar masën “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”.
Për disa nga të dyshuarit, masat nuk janë ekzekutuar ende. Në këtë kategori përfshihen Xhoni Hitaj dhe Marsel Lami, të cilëve u është caktuar “arrest me burg”, si dhe Ledio Cenaj, për të cilin është vendosur “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”.
Sakaq, personat e arrestuar në flagrancë pritet të dalin nesër përpara gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë, ndërsa hetimet për rrjetin e dyshuar vijojnë.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128