Dëmtimi i Raphinhas, ja sa do t’i paguajë FIFA Barcelonës

2026-04-16 14:02:27 / SPORT ALFA PRESS

Dëmtimi i Raphinhas, ja sa do t’i paguajë FIFA Barcelonës

Humbja e një prej futbollistëve më vendimtarë në fazën më të rëndësishme të sezonit për shkak të Virusit FIFA nuk do të kalojë pa u paguar nga qeveria e futbollit botëror. Dëmtimi i pësuar Raphinha në miqësoren e marsit e luajtur në datat e caktuara nga FIFA ishte një goditje e rëndë për Barcelonën që në pjesën më të madhe të kohës varet nga loja e brazilianit.

Mungesa e Raphinhas u ndje sidomos në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Atletico Madrid megjithatë një katalanasit gjejnë sadopak ngushëllim te shuma që do të përfitojë nga ky dëmtim i brazilianit.

I dëmtuar në 26 mars në miqësoren me Francën, data 23 prill është dita kyçe që do të përcaktojë afatet e skadencës. Nëse Raphinha nuk do të rikuperohet përpara kësaj date, FIFA do të duhet t’i paguajë Barcelonës, 20 548 euro. Që nga ai moment, çdo ditë do të jepet e njëjta sasi parash.

Sipas raportit mjekësor të lojtarit, dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë do të mbajë futbollistin jashtë fushave të lojës për 5 javë që do të thotë se nga 23 prilli deri në ditën që do të plotësohen këto 5 javë, Barcelona do të përfitojë rreth 150 mijë euro, më konkretisht 144 mijë euro nga FIFA.

Për momentin, janë 4 ndeshje që ka humbur Raphinha. Sfidat me Atletico në La Liga dhe Champions si dhe derbin me Espanyolin, por ky numër mund të shkojë deri në 7 apo 8 ndeshje mungesë. E sigurt është që me kampionatin praktikisht në xhep dhe të eliminuar nga Liga e Kampioneve, si klubi ashtu edhe vetë futbollisti nuk duan të rrezikojnë duke parë se edhe Botërori po afron. Sidoqoftë, objektivi është që Raphinha të kthehet në formë të plotë në El Clasico e 10 majit në Camp Nou.

 

Happening now...

ideas