"I'm waiting for you with victory, I love you"/ What everyone was waiting for happens, Brikena surprises Mateo with a drone

2026-04-16 13:43:45 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"I'm waiting for you with victory, I love you"/ What everyone was

Në një kohë kur të gjithë e prisnim, këtë të enjte mbi shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është ngritur një dron dedikuar Mateos nga Brikena me mbishkrimin “Të dua, të pres me fitore”. Kjo surprizë ka emocionuar Mateon, i cili duket i prekur në oborr, e ndërsa kujtojmë këtu se Brikena u eleminua nga loja në gjysëmfinalen e “BBVA”, pa patur mundësinë që të shkonte deri në fund.

Ish-banorja në daljen në “Big Brother VIP Fan Club”, bëri të qartë se për të, loja apo çmimi i madh kaluan në plan të dytë kur u përfshinë ndjenjat.

“Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë”, u shpreh ajo me bindje të plotë. Ajo tregoi ndër të tjera se ka komunikuar menjëherë me familjarët e Mateos dhe se lidhja e tyre ka mbështetjen e plotë të të dyja palëve. “Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë”, zbuloi ajo, duke shuar kështu përfundimisht çdo dyshim apo zë kritik mbi të ardhmen e këtij çifti që publiku është afeksionuar pas tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Happening now...

ideas