Protesta e 110 kundër kastës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Dhuna dhe represioni nuk na tremb! Në shesh deri në largimin e Ramës
“Rama në burg Berisha në burg”, “poshtë narkoshteti”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e 110 kundër Ramës.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ndërsa mbajti fjalën e saj në protestën para Kryeministrisë, u shpreh se qytetarët janë të vendosur dhe se nuk heqin dorë nga revolta.
“Jemi në ditën e 110 të protestës së pandërprerë. Vijmë këtu në këtë shesh me vendosmëri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kemi kërkuar që ky sistem i dhunës të merrte fund. Edhe sot ishim para Parlamentit për t’i kujtuar atyre deputetëve që nuk na përfaqësojnë ne. Me të njëjtën dhunë si ajo e Zvërnecit, shumë qytetarët janë arrestuar sot gjatë protestës te Parlamenti, pas asnjë arsye nga policia e pushtetit. Dhuna dhe represioni policor nuk ka ndalur aty , sepse burrat që ishin pranë komisariatit numër 1 janë arrestuar dhe nga efektivë Shqiponja duke tejkaluar ligjin”, tha ajo.
Po ndodh...
Rama's hypocrisy in shouting: Take it!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128