Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë/ 10 të arrestuar, mes tyre një shqiptare!

2026-11-06 09:47:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë/ 10

Një rrjet i trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë është goditur nga policia greke në bashkëpunim me Europolin. 

Gjatë operacionit në Selanik dhe Thesproti u arrestuan 10 persona, mes tyre një shqiptare 33-vjeçare.

Sipas hetimeve, organizata kishte trafikuar mbi 500 emigrantë që nga qershori i vitit 2025, përmes 41 kalimeve të paligjshme të kufirit. 

Emigrantët kalonin në këmbë nëpër shtigje malore dhe më pas transportoheshin drejt qyteteve greke, ku disa prej tyre shfrytëzoheshin për punë pa dokumente të rregullta.

Fitimet e paligjshme të rrjetit përllogariten në të paktën 750 mijë euro.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe 21 emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, ndërsa u sekuestruan automjete, para, telefona dhe pasaporta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Po ndodh...