Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 viktima

Pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një avion mallrash i Amazon doli nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Avioni u përplas me disa automjete pranë aeroportit dhe u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi pak para orës 14:00 me kohën lokale, gjatë uljes së avionit Boeing 767-300, i cili kryente një fluturim transporti për Amazon dhe operohej nga kompania 21 Air.
Avioni ishte nisur nga San Juani i Porto Rikos drejt Miamit.
Pas uljes, ai nuk arriti të ndalonte në pistë dhe përfundoi në skajin veriperëndimor të aeroportit, ku u përplas me disa automjete që ndodheshin në tokë.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të gjithë janë transportuar në spital. Disa prej tyre mbetën të bllokuar brenda ose poshtë automjeteve të goditura dhe u nxorën nga ekipet e shpëtimit.
Më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në operacionin e emergjencës. Avioni u përfshi nga flakët dhe tymi, ndërsa zjarri u shua pas ndërhyrjes së ekipeve.
Pas aksidentit, Administrata Federale e Aviacionit në SHBA urdhëroi ndalimin e fluturimeve në aeroport. Ngjarja shkaktoi anulime dhe vonesa, ndërsa në zonën e aksidentit vijoi edhe rrjedhja e karburantit.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar. Hetimi do të kryhet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB), ndërsa autoritetet po analizojnë edhe kushtet e motit dhe të dhënat e fluturimit.
Sipas të dhënave paraprake të FlightRadar24, avioni po lëvizte me rreth 112 nyje, ose 207 km/h, kur doli nga pjesa e përdorshme e pistës.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128