Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës
2026-11-03 18:15:00 / AKTUALITET

Një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës është vetëplagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30-17:00.
Burime pranë spitalit të Beratit dhe pranë Bazës Ajrore bëjnë me dije për A2CNN se ushtari me iniciale O.D. është vetëplagosur me një plumb në kraharor afër zemrës.
Pas marrjes së njoftimit, ushtari është nisur drejt Spitalit Rajonal të Beratit, teksa stafet mjeksëore i kanë injektuar dopaminë.
Gjendja paraqitet e rënduar, por dhe në gjendje shoku emocional dhe po shqyrtohet rasti për transportim drejt Tiranës. Ushtari ishte në shërbim roje kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kishte shumë kohë që ishte pjesë e Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama and their collaborators who know a lot!
Nga Irena Beqiraj
The System's Tricky Dice: Rama and Berisha, or Edi and Saliu!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
