Forcat speciale RENEA zbarkojnë sërish në bulevard, rikthehet kontrolli para Kryeministrisë

18 October 2026, 18:45 / AKTUALITET ALFA PRESS
Forcat speciale RENEA zbarkojnë sërish në bulevard, rikthehet

Forcat speciale RENEA janë rikthyer në terren pranë Kryeministrisë, në një kohë kur Tirana vijon të përballet me tensione të larta gjatë protestave kundër qeverisë.

Një natë më parë, efektivët e RENEA-s u dislokuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u pozicionuan edhe automjete të blinduara në perimetrin e godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrja erdhi pas përshkallëzimit të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Pas disa orësh përplasjesh, policia ndërmori një operacion për shpërndarjen e turmës dhe rivendosjen e kontrollit në zonën përpara Kryeministrisë.

Protestat, që kanë hyrë në ditën e gjashtë, janë shoqëruar me hedhje gurësh, molotovësh dhe fishekzjarrësh drejt forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Po ndodh...