Përplasje e fortë në sheshin “Skënderbej”/ Protestuesit zmbrapsin policinë, i riu hipën mbi autobotin e ujit, nuk ndalen molotovët
18 October 2026, 17:46 / AKTUALITET
Vijojnë tensionet e mëdha në protestë teksa dy autobotë të policisë po hidhnin ujë drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”.
Aty u zhvillua një përplasje e fortë mes protestuesve dhe forcave të policisë ndërsa protestuesit arritën të zmbrapsnin autobotët e ujit dhe efektivët e policisë
Një prej protestuesve është afruar te autoboti dhe me një shkop druri në dorë ka dhunuar një prej efektivëve.
Një tjetër ka hipur mbi autobotin, ndërsa ka tentuar që të hapë edhe derën e mjetit, por nuk ia ka dalë. Policia ka vijuar me gaz dhe ujë, duke tentuar që t’i shpërndajë ata, e duke ia dalë t’i largojë.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
