Goli pas asistit të yllit egjiptian, flet Muçi: Kam shumë kimi të mirë me të

7 September 2026, 10:42 / SPORT ALFA PRESS

Ernest Muçi ka nisur të lërë gjurmën e tij në sezonin e ri me Trabzonsporin.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë të sezonit në kampionat, në fitoren e thellë 5-0 ndaj Gençlerbirliği, pas një asistimi të Mohamed Salah.

Muçi u bë protagonist në minutën e 59-të, kur shfrytëzoi asistin e yllit egjiptian dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur një tjetër paraqitje të mirë të Trabzonsporit.

Për shqiptarin, ky ishte një moment i veçantë edhe për shkak të bashkëpunimit me Salah, me të cilin po krijon një dyshe gjithnjë e më interesante në repartin ofensiv.

Pas ndeshjes, Muçi foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij dhe theksoi harmoninë që ekziston mes tyre.

Mohamed Salah është një lojtar i madh. Nuk kam nevojë as ta them këtë. Kimia ime me të është shumë e mirë.”

Shqiptari vlerësoi gjithashtu nivelin e përgjithshëm të skuadrës së Trabzonsporit, e cila këtë sezon synon të jetë protagoniste në futbollin turk.

Jemi një ekip me lojtarë vërtet me shumë eksperiencë dhe cilësi.”

Po ndodh...

ide