Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? "Hidhini një sy" këmbimit valutor për sot

Monedhat kryesore të huaja vijojnë të këmbehen në nivele të ulëta përballë lekut.
Sipas kursit të publikuar për këtë të hënë, euro blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.3 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 78.5 lekë dhe shitet me 79.5 lekë.
Edhe paundi britanik dhe franga zvicerane vijojnë të jenë në nivele të ulëta, ndërsa në treg vërehen lëvizje edhe për monedhat e tjera të huaja.
Sipas tabelës së kursit të këmbimit për 7 shtator 2026, euro këmbehet me 91.4 lekë në blerje dhe 92.3 lekë në shitje. Kjo e mban monedhën europiane nën kufirin e 93 lekëve.
Dollari amerikan blihet me 78.5 lekë dhe shitet me 79.5 lekë, duke mbetur nën nivelin e 80 lekëve.
Franga zvicerane këmbehet me 96.8 lekë në blerje dhe 98 lekë në shitje.
Ndërsa paundi britanik blihet me 106 lekë dhe shitet me 107 lekë.
Në tabelë përfshihen edhe monedha të tjera.
Korona daneze blihet me 10.42 lekë dhe shitet me 11.76 lekë, ndërsa korona norvegjeze këmbehet me 7.03 lekë në blerje dhe 7.88 lekë në shitje.
Korona suedeze blihet me 6.99 lekë dhe shitet me 7.81 lekë. Për dollarin kanadez, kursi është 56.4 lekë në blerje dhe 57.4 lekë në shitje.
Dollari australian blihet me 56.3 lekë dhe shitet me 57.3 lekë, ndërsa jeni japonez këmbehet me 0.5 lekë në blerje dhe 0.54 lekë në shitje.
Në tregun valutor është i pranishëm edhe lira turke, me 1.62 lekë në blerje dhe 1.74 lekë në shitje. Denari maqedonas blihet me 1.46 lekë dhe shitet me 1.51 lekë.

Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128