I doli emri edhe Silvinjos, Algjeria zgjedh trajnerin që sapo mundi Shqipërinë U21

Algjeria ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Vladimir Petkoviç. Federata ka zgjedhur Brahim Hemdanin, ish-futbollistin e njohur algjerian, i cili së fundmi drejtoi ekipin U21 dhe mundi Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare.
Hemdani, ish-lojtar i Olimpik Marsejës dhe Rejnxhërs, ka marrë drejtimin e ekipit algjerian pas një periudhe kërkimi për trajnerin e ri.
Në listën e kandidatëve ishte edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, por në fund federata vendosi t’i besojë një emri vendas.
Hemdani ka drejtuar më parë përfaqësuesen U21 të Algjerisë. Me këtë skuadër mori pjesë në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Taranto në vitin 2026, ku Algjeria fitoi medaljen e artë.
Në rrugëtimin drejt medaljes, Algjeria U21 u përball edhe me Shqipërinë U21.
Sfida përfundoi me fitoren 2-0 të algjerianëve, ndeshje që tashmë i hap rrugë Hemdanit drejt stolit të kombëtares A.
Para emërimit të Hemdanit, Algjeria kishte shqyrtuar disa kandidatura për zëvendësimin e Petkoviçit. Mes emrave të përmendur ishte edhe Silvinjo, i cili ka drejtuar më parë Kombëtaren shqiptare.
Në fund, zgjedhja ra mbi Hemdanin, i cili tashmë do të ketë detyrën të drejtojë kombëtaren algjeriane në vazhdim të ciklit të ri.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128