UEFA solidarizohet me Nepalin/ Një minutë heshtje para çdo ndeshjeje të Champions-it këtë javë

7 September 2026, 12:47 / SPORT ALFA PRESS
UEFA solidarizohet me Nepalin/ Një minutë heshtje para çdo

UEFA do të mbajë një minutë heshtje para çdo ndeshjeje të Champions League këtë javë, në nderim të viktimave të përmbytjeve që goditën Nepalin në fund të gushtit.

Gjatë momentit të heshtjes, në stadiume do të shfaqet edhe një banderolë me mesazhin “You are not alone, Nepal” (“Nuk je vetëm, Nepal”), si shenjë mbështetjeje për familjet e prekura nga katastrofa.

Vendimi vjen në prag të nisjes së fazës së ligës së Champions League 2026/27. Ndeshjet e para do të zhvillohen nga 8 deri më 10 shtator, me përballje si Real Madrid-Inter, Barcelona-Feyenoord, Liverpool-Atletico Madrid dhe Napoli-Arsenal.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën Nepalin më 26 gusht, pas një ngjarjeje të lidhur me shembjen e akullit, shkëmbinjve dhe masave të dheut në zonën e Himalajeve. Bilanci i raportuar nga autoritetet nepaleze ka kaluar 1,300 viktima, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Po ndodh...

ide