Kuvendi “xixë” për deputetët/ Mbi 14 mijë euro për të larë perdet, kolltuqet e tapetet

7 September 2026, 13:37 / POLITIKË ALFA PRESS
Kuvendi “xixë” për deputetët/ Mbi 14 mijë euro

Me kthimin në punë, pas pushimeve verore, deputetët do të gjejnë ambientet ku ushtrojnë detyrën më të pastra nga sa i lanë.

Stafi i Kuvendit është kujdesur që gjatë gushtit të lante perdet, tapetet, xhamat dhe karriget ku ulen përfaqësuesit e popullit. Gjithçka është realizuar përmes dy tenderave me të njëjtin objekt dhe me të njëjtin fond limit prej 900 000 lekësh.

Janë 80 perdeve të holla dhe 150 të trasha, 28 tapete, 800 metra katrorë mokete, 12 kënde kolltukësh, 60 poltrona, 220 karrige, 240 llambadarë, 410 metra katrorë fasade xhami dhe 180 metra katrorë fasadë pllake.

Fituesit rezultojnë kompania “Alpen Pulito”, me ofertën prej 667 200.00 Lekë, në bazë të kriterit si “çmimi më i ulët”.  

Subjekti tjetër është Murati BA me vlerën 660 mijë lekë, duke shpenzuar në total më shumë se 14 mijë euro. Çdo gjë duket se do të jetë “xixë” për kthimin e deputetëve, të cilëve u mbetet vetëm përfaqësimi i interesit të qytetarëve.

Po ndodh...

ide