Ka një lajm të keq për korin e Korbave, që ushqehet vetëm me kërma!
Humbja e procesit gjyqësor për Vulën e PD në shkallën e Apelit, nga ana e Lulzim Bashës, ka sjellë një valë klithmash gëzimi nga korbat e oborrit të kundërshtarëve të Bashës.
Këto korba njerëzore po japin një egzibicion të karaketerit oportunist dhe në kuptimin më të lig të tyre, po tregojnë çfarë parazitësh grabitqarë e kanë gërryer PD-në ndër vite.
Humbja e Bashës dhe njerëzve të tij, ka sjell lumturi në zemrat e zeza të korbave që kanë parazitur ndër vite në PD, sepse këta lloj personash janë njerëz të dështur në jetë që të vetmin burim lumturie kanë “dështimin e kundërshtarit”… duke treguar se sa të mjerë janë.
Janë Korba të mjerë, sepse janë të mjerë në jetën e tyre private, të dështuar në krijimin e një familjeje si strehëz dashurie, të dështuar në punët e tyre, pa një karrierë, pa një punë, pa një rrugëtim në karrierë. Thjeshtë kanë vegjetuar duke u servilosur nga një padron politik te tjetri. Fiks si korbat që ushqehen vetëm me kërrma dhe kalbësira, pasi vetë nuk fitojnë dot asnjë betejë.
Nuk flas në teori, por i kam analizuar të gjithë ata që kanë pasqyruar kënaqësi për humbjen e Bashës, i njoh të gjithë. Më bëri përshtypje emëruesi i tyre i përbashkët, i njëjti identikit:
Pa familje të krijuar, pa asnjë ditë pune përtej militantizmit, (qoftë në Parti, qoftë në media si shërbëtorë partiak), të dështuar në çdo aksion politikë, por mbi të gjitha:
Njerëz që dikur predikonin moralin dhe sakrificën në politikë, e më pas vështirësitë e këtyre citateve, i thyhen e i kërrusën në lëpirës të këpucëve të padronëve të tyre politik.
Po përse, ky kor Korbash, klith nën tingujt e vrazhdë të histerizmit, humbjen e Bashës?!
Sepse ata kanë pasur smirë dhe zili për Bashën dhe ekipin e tij. “Smira jonë zgjat gjithmonë më shumë se lumturia e atyre që kemi zili”, thotë François de La Rochefoucauld.
Nuk ja falin dot Lulzim Bashës dhe njerëzve të shkëlqyer që janë në formacionin e tij, që nuk u thyhen në karakter, që nuk pranuan kurrë pazarin dhe kompromisin me të keqen.
Është smirë që buron nga zilia për virtytet e tyre!
“Përse unë u theva nga Berisha që e kam sulmuar aq shumë, dhe shkova ju përula si skllav i tij, ndërsa Basha dhe njerëzit që i rrinë në krah u treguan më burra se mua?!”
Nuk e përtypin dot këtë!
Janë tepër të ndërgjegjshëm kundrejt mençurisë, ekspertizës profesionale, të aftësive dhe personaliteteve burrërore që ka ekipi i ish PD zyrtare.
E dinë që janë tepër inferiorë ndaj tyre, janë mjaft të vetëdijshëm për potencialin tonë, edhe ndaj sulmojnë dhe gëzojnë për humbjen e vulës së PD nga ne.
Vemje që pasqyrojnë negativitetin dhe mangësitë personale që shpesh i shtyjnë njerëzit të gjejnë gëzim në fatkeqësitë e të tjerëve.
Poor, për ta kemi një lajm të keq:
Ne nuk ndalemi, përkundrazi sa na motivuat edhe më shumë, me ligësinë tuaj.
Do punojmë 1000 herë më shumë me demokratët dhe njerëzit e ndershëm të këtij vendi në terren, do shpalosim 1000 herë më profesionalisht programin tonë ekonomik që është programi i parë në 33 vite i cili mund të konsiderohet si korniza dhe themeli i një shteti modern të djathtë që sjell prosperitet për vendin.
Ju ndërkohë mblidhni gjithë llumin tuaj, dhe vazhdoni me këngë e valle te rrugica e të përbuzurit nga SHBA, Britania, Gjermania dhe 1 milionë Shqipëtarë si hajdut dhe i paaftë!
Por në 2025 në zgjedhje, do na keni përballë, poli juaj i të keqes dhe të vjetrës do ketë përballë polin e dritës dhe shpresës, polin e të djathtës euro-atlantike, polin që kërkon dhe do marrë vota karakteri… jo vota korbash!
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128