AlfaPena/ Poezi nga Nizar Kabani: DASHURIA JOTE...

25 Shkurt 2025, 08:28 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Nizar Kabani: DASHURIA JOTE...

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezi nga Nizar Kabani - DASHURIA JOTE

Dashuria jote...

është një ngjarje historike në gjithësi,

një dasmë lulesh dhe barishtesh,

shpallje hyjnore e zbritur, ose jo...

fëmijë i lindur, ose jo...

vetëtimë verbuese, ose jo...

hënë e lindur, ose jo...

mes qerpikëve të syrit të zi.

 

Dashuria jote...

është tekst i lashtë kuneiform,

fenikas,

asirian,

faraonik,

hindu,

ajo është një tekst i pashkruar në asnjë libër,

qoftë i lashtë apo i ri.

 

Dashuria jote...

është koha mes luftës dhe paqes

dhe s’ka luftë më të ashpër

sesa lufte e nervave me ty.

 

Dashuria jote...

është një bodrum magjik

me miliona porta,

sa herë hapet njëra...

mbyllet tjetra aty për aty...

Në i puthsha buzët e tua,

nga buzët e mia rrjedh mjalt,

dhe xinxife

e nëse flirtoj ndonjëherë me ty, o zonja ime

më vrasin beduinët e mi...

 

Dashuria jote...

shtron një mijë pyetje

të cilat nuk gjejnë përgjigje në asnjë poezi./Alfapress.al

(Përktheu: Elmaz Fida)

ide