
Çfarë ka ndodhur me 19 shkurt?

Cilat janë ngjarjet historike të datës 19 shkurt?
-Më 19 shkurt të vitit 1945, në kohën kur Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundi, marinsat amerikanë pushtuan ishullin Iwo Jima, duke u marrë japonezëve kontrollin e këtij territori strategjik. Japonezët bënë rezistencë të fortë, që çoi në beteja të ashpra midis tyre dhe amerikanëve.
-Më 19 shkurt të vitit 1878, shkencëtari amerikan Thomas Edison hodhi në treg gramafonin, një nga shpikjet e tij.
-Më 19 shkurt të 1473 lindi astronomi polak Nikola Koperniku. Koperniku është një nga astronomët më të shquar evropianë dhe i pari që tha se Toka dhe planetët e tjerë rrotullohen rreth dielli, që quhet ndryshe si teoria heliocentrike.
-Shkrimtarja amerikane Harper Lee, vdiq më 19 shkurt të vitit 2015. Ajo u vlerësua me çmim kombëtar për romanin e saj të parë e më famë botërore, To Kill a Mockingbird (1960), i cili përshkruan jetën mes paragjykimeve racore në një qytet të vogël amerikan.
-Deng Xiaoping, i cili në 1978 modernizoi sistemin ekonomik në Kinë, vdiq në moshën 92-vjeçare më 19 shkurt të vitit 1997.
-Kansas u bë shteti i parë amerikan që ndaloi pijet alkoolike me Kushtetutë. Ky ndalim nisi më 19 shkurt të vitit 1920, e zgjati deri në vitin 1933.
-Shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Betty Friedan botoi “The Feminine Mystique” më 19 shkurt të vitit 1963, një vepër historike që nxiti valën e dytë të lëvizjes feministe, duke i garantuar gruas më shumë të drejta të barabarta me burrat.
– 19 shkurt 1879 lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi; “shqiptar i vlefshëm” do të thoshte At Fishta; “pionier i qytetërimit” mendonte peshkop Noli; “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkroi Padër Anton Harapi.
- 19 shkurt 2004 Simon Wiesenthal nderohet me urdhërin e kalorësit për një “jetë në shërbimi të njerëzimit”. Wisenthal, hebre austriak, mbijetues i kampeve naziste të vdekjes, njihet për zbulimin e nazistëve pas-luftës që fshiheshin për krimet e tyre. Wiesenthal është portretizuar nga aktori i njohur Laurence Olivier në filmin “The Boys from Brazil” (1978). Ndërsa aktori Ben Kingsley e portretizoi atë në filmin e suksesshëm “Murderers Among Us: The Simon Wiesenthal Story” (1989). Wiesenthal ishte edhe filatelist. Pas vdekjes më 2005, koleksioni i tij i pullave u shit në ankand për 500 mije euro.
-
-
-
Horoskopi për ditën e sotme, 19 shkurt 2024
19 Shkurt, 07:06

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128