Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Po ballafaqoheni me etje, dhimbje koke, lodhje apo fryrje gjatë agjërimit?
Kjo për shkak se nuk po pini ujë në mënyrën e duhur. Konsumimi i ujit gjatë syfyrit nuk do t’ju mbajë të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Ekspertët rekomandojnë rregullin 2-4-2 të hidratimit për energji dhe fokus më të mirë.
Këtë metodë e rekomandoi dietologu Marriam, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Por çfarë rekomandon ky truk.
Pini dy gota ujë në iftar, filloni ngadalë, mos e mbingarkoni stomakun tuaj;
Pini katër gota ujë midis iftarit dhe syfyrit, konsumoni ato gradualisht gjatë natës;
Pini dy gota ujë në syfyr, do të jeni të hidratuar gjatë ditës së nesërme.
Gjithashtu çfarë duhet të keni parasysh është që konsumimi i çajit dhe kafesë çon në humbjen e ujit dhe dehidratimit.
Po ashtu duhet të shmangni ushqimet e kripura, të skuqura ose të përpunuara, pasi ju bëjnë më të etur dhe ju dehidratojnë.
Po ndodh...
Një popull në kërkim të opozitës
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




