
U përfol se djali i saj 15-vjeçar është bërë baba, Kourtney Kardashian thyen heshtjen! Si qëndron e vërteta

Kourtney Kardashian i është përgjigjur thashethemeve të fundit se djali i saj 15-vjeçar, Mason, është bërë baba.
Kourtney me siguri shpresonte që raportimet do të ndaleshin me kalimin e kohës, por kur e pa që kjo nuk po ndodhte, vendosi ta sqaronte këtë çështje. Me anë të një postim në Instagram, Kourtney Kardashian ka mohuar atë që po shkruhej për djalin e saj.
Më konkretisht, ajo tha: “Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë edhe fare të vërteta, nuk është.“Mason nuk ka fëmijë”, u shpreh ajo.
Ylli i reality-t “The Kardashians” më pas u kërkoi ndjekësve të saj që të respektojnë privatësinë e djalit të saj dhe të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme.
“Djali im me të vërtetë e vlerëson privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme. Ai është një fëmijë me ndjenja dhe një të ardhme të bukur përpara”.
Në mbyllje, ajo u bëri thirrje atyre që krijojnë përmbajtje për fëmijët e saj që të ndalojnë: “Dhe të gjithë të tjerëve që bëjnë video për fëmijët e mi (të cilët, meqë ra fjala, janë të mitur), ju lutemi ndaloni dhe lërini të qetë.”
Thashethemet se Mason u bë fshehurazi me një fëmijë filluan me komentet nga një llogari private në Instagram, që dyshohet se kishte lidhje me adoleshentin dhe shumë shpejt u bënë virale edhe në TikTok. Në fakt, fotot e përpunuara të postuara fillimisht në aplikacionin Reddit e shfaqnin Mason si babanë e një vajze një vjeçare. Edhe pse disa e besuan historinë, shumë mbetën të kujdesshëm, pasi thashethemet dukeshin të rreme.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128