Rishfaqet Mbreti/ Monarku Karli i Tretë, në meshën tradicionale të Pashkëve
Mbreti britanik Karli i Tretë u shfaq publikisht këtë të diel që pas njoftimit se ai ishte diagnostikuar me Kancer më 5 shkurt të këtij vitit.
Në momentin e mbërritjes në kishën e Saint George në Winsdor për shërbesën e Pashkëve mbreti përshëndeti me dorë ndërsa ishte I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mbretëreshë Kamila.
Mbreti Karli i Tretë ka vijuar me ushtrimin e detyrave të tij që pas diagnostikimit me kancer, por angazhimet e deri tanishme të 75-vjeçarit janë zhvilluar në mënyrë private. Ai foli në fillim të kësaj jave për trishtimin që ndjeu për mungesën që iu desh të bënte në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve.
Pjesëmarrja e Mbretit Karli i Tretë në shërbesën e mëngjesit të Pashkëve shihet si një shenjë inkurajuese për shëndetin e tij.
Në shërbesën e kësaj të diele munguan princi dhe Princesha e Uellsit, kjo pasi më 22 mars Kate Midelton njoftoi se ajo po vazhdon një trajtim me kimeoterapi pasi zbuloi se ishte prekur nga kanceri.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128