Si sot, më 28 mars të vitit 1945 ndërroi jetë shkrimtari dhe publicisti, Filip Papajani.

28 Mars 2024, 07:39 / JETË ALFA PRESS

Si sot, më 28 mars të vitit 1945 ndërroi jetë shkrimtari dhe

#SiSot, më 28 mars të vitit 1945 ndërroi jetë shkrimtari dhe publicisti, Filip Papajani.

Rrugëtimi i tij qe gjallërisht i karakterizuar nga veprimtari patriotike. Pasi kreu mësimet e para në Elbasan, u zhvendos drejt Rumanisë për të ndjekur studimet në disiplinën e mjekësisë.

Krahas angazhimit akademik, iu bashkua radhëve të shqiptarëve të kolonisë së Bukureshtit dhe përpjekjeve të tyre në drejtim të lirisë së vendit amë, në kuadër të lëvizjes së drejtuar nga Albert Gjika.

Kthimi i tij në Shqipëri përkon me ardhjen e Princ Vidit. Qe oponent i lëvizjes së kryesuar nga Haxhi Qamili, pasiqë e cilësonte si anakronike dhe regresive. Duke filluar nga viti 1919, nisi të shërbente si mjek në vendlindje.

I takojnë atribute të veçanta kryesisht përgjatë përhapjes së epidemisë së kolerës dhe gripit spanjoll, kohë kur Papajani shpalosi rigorozitet profesional në trajtimin e të sëmurëve.

Në vitin 1921 themeloi gazetën politiko-letrare “Shkumbini” dhe kështu, pseudonimi i përdorur prej tij, “Lipi”, u shndërrua ndër më të lakuarit në shtypin e kohës. Shkroi në disa gjini. Mes publikimeve të tij veçojmë: poemat “Osman Maria” (1913) dhe “Ndreka” (1925), përmbledhjen poetike “Elbasani” (1938), tregimet e gjata “Pelasgë! Vllaznim! Qytetnim!” (1923), “Bardhushi” (1930), “Fatbardhi” (1934) etj.

Po ashtu, Papajani mori pjesë edhe në lëvizjen patriotike demokratike të viteve 1921-1924. Bashkëngjitur, dokumenti me listën e monedhave të falura Muzeut Kombëtar nga Papajani.

Si sot, më 28 mars të vitit 1945 ndërroi jetë shkrimtari dhe

Si sot, më 28 mars të vitit 1945 ndërroi jetë shkrimtari dhe