Kongresmeni amerikan Joe Wilson përshëndet studentët serbë: Treguan vendosmëri historike për të rikthyer sundimin e Ligjit
Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka përcjellë një mesazh për popullin e Serbisë, duke përgëzuar qytetarët për fushatën e vështirë zgjedhore dhe duke veçuar studentët për vendosmërinë dhe patriotizmin e treguar në përpjekjet për rikthimin e shtetit ligjor.
Në një postim në rrjetin social X, ai vlerësoi rolin e të rinjve në këtë proces.
Wilson theksoi se tashmë nis puna e vështirë dhe shprehu shpresën për një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Reagimi i plotë:
Amerikanët i përcjellin urimet e tyre më të përzemërta popullit të Serbisë për fushatën zgjedhore të zhvilluar mes vështirësive të shumta, dhe veçanërisht studentëve, të cilët treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre.
Tani, puna e vështirë fillon. Pres me padurim një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara!'

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
