
Albin Kurti nuk i bindet urdhrit nga gjykata, nuk paraqitet në prokurori

Ora 10:00 ishte koha kur kryeministri Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore.
Por, ai s’e ka bërë këtë.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka urdhëruar Kurtin që të martën në orën 10:00 të paraqitej në cilësinë e dëshmitarit, por Kurti, sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë orë do të marrë pjesë në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vendosin gurin themeltar të çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurit themeltar bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti është i gatshëm të dëshmojë, por jo në ambientet e prokurorisë. Ai i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij./KOHA

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128