
Banorët përplasen me policinë, protestë në Tragjas të Vlorës kundër projektit që çon ujin në Dhërmi

Mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Tragjas të Vlorës forca të shumta të policisë së bashku me fadromat e Inspektoriatit te Territorit ndërhynë për prishjen e nje stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit.
Po ashtu janë prishur edhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorve të fshatit.
Kjo ka bërë që banorët të protestojne duke kundërshtuar me forcë policinë.
Ata kanë detyruar fadromat që të largohen nga zona, dhe pikërisht nga godina që do të prishet për t’i hapur rrugën ndërtimit të basenit të ujit të pishëm. Investimi bëhet për të çuar ujin në bregdetin e Dhërmiut.
Edhe pak ditë me parë banorët e Tragjasit kane protestuar duke kundërshuar projektin që burimet e fshatit të furnizojnë zonat e bregdetit.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128